Tërmet i fortë shkund Qipron, ja sa ishte madhësia

Një tërmet me magnitudë 4.9 Rihter goditi Qipron në orët e para të mëngjesit të së premtes  (28.01.2022).

Tërmeti është ndjerë pak minuta para orës 06:00 të mëngjesit, në perëndim të Qipros .

Vlerësimi i parë nga Instituti Euro-Mesdhetar ishte se tërmeti në Qipro ishte me magnitudë 4.3 Rihter, por më vonë e rishikoi dhe sipas llogaritjeve magnituda e tërmetit ishte 4.9 Rihter.

Epiqendra u raportua 60 kilometra në veriperëndim të Pegeia në Paphos. Për fat të mirë nuk ka raportime për të lënduar dhe dëme materiale