Nëna ukrainase me pushkë në krah: Do e mbrojmë Kievin!

Një grua ukrainase, nënë e tre fëmijëve është fotografuar duke marrë pushkë në krahë, ndërsa  mijëra civilë të vendit përgatiten për mundësinë e një pushtimi rus.

Sipas medieve të huaja, Mariana Zhaglo është shprehur se është e gatshme të bëjë gjithçka që duhet për të mbrojtur vendin e saj.

“Si nënë nuk dua që fëmijët e mi të trashëgojnë problemet në Ukrainë, apo që këto kërcënime t’u kalohen atyre. Më mirë të merrem me këtë tani. Nëse vjen puna, atëherë ne do të luftojmë për Kievin; ne do të luftojmë për të mbrojtur qytetin tonë”, shprehet ndërsa shfaqej me pushkë në krah.

Ajo shpjegoi më tej se Zbroyar Z-15 është një pushkë gjuetie.

Studiuesja e marketingut është vetëm një nga mijëra ukrainasit që së fundmi iu bashkuan Forcave të Mbrojtjes Territoriale të vendit (TDF) – një pjesë vullnetare e ushtrisë që ka parë që numri i saj të rritet mes tensioneve në rritje në kufirin rus.