E rëndë, 48-vjeçari vret vëllain, kunatën dhe nipërit pas sherrit për tokën, qëllon edhe veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali.

Në kulmin e një sherri mes vëllezërve, një 48-vjeçar, Angelo Tardino , qëlloi dhe vrau vëllanë  e tij Diego, kunatën e tij Alexandra dhe dy nipërit e moshës 15 dhe 11 vjeç , Alessia dhe Vincenzo.

Në gjendje të rëndë psikologjike, ai më pas telefonoi policinë për t'i treguar për ngjarjen dhe qëlloi edhe veten.

Ngjarja ndodhi në via Riesi, në Licata, në provincën e Agrigento. Mediet italiane shkruajnë se sherri mes familjarëve nisi për tokat. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.