Nuk kishte para për të paguar taksinë, 29 vjeçari lë peng vajzën dhe zhduket

Një situatë e pazakontë ndodhi një shofer taksie në Bratsk, në Siberinë lindore, kur një klient  i la si peng fëmijën e tij taksistit pasi nuk kishte para për t’i dhënë.

Mediat ruse, duke iu referuar deklaratës së policisë, theksojnë se babai i ka thënë taksistit se i ka harruar paratë ndërsa ka kërkuar që t’i merrte ato në banesë dhe për këtë do ta lë foshnjën njëvjeçaren si garanci.

Shoferi priti që burri të kthehej për 40 minuta dhe kur babai nuk u shfaq, taksisti shkoi direkt në polici me fëmijën.

Policia e ka dërguar vajzën në spital dhe më pas ka gjetur të atin. Siç kanë deklaruar, bëhet fjalë për një 29-vjeçar ndërohë që famlja e tij do të dërgohet në  Qendrën për Punë Sociale.