Kadilli: Nëse nuk krijojmë administratë të pavarur brenda PD-së nuk do të bëjmë zgjedhje nesër
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Fatbardh Kadilli, Ish-kandidat për kryetar PD-së u shpreh se palët në PD përdorin institucionet si KQZ apo Gjykatë kushtetuese për lojë pushteti.
Ai tha se ka propozuar primare për parti dhe jemi për kufizim të mandatave të kufizojmë mandatet të Berishës dhe Bashës.
Kadilli: Unë kam bërë vetë përpjekje për konsensus. Janë instrumente demokratike, por këta nuk i respektojnë. I përdorin institucionet si KQZ apo Gjykatë kushtetuese për lojë pushteti. Unë propozova primaret në parti, por kanë refuzuar të gjithë. Mu hodhën në fyt sepse i shërbenin Bashës me mbështetje të Berishës.
Për këta është i rëndësishëm Saliu dhe jo parimet, prandaj reagojnë. Nëse jemi për kufizim të mandatave të kufizojmë mandatet e Berishës dhe Bashës. Nëse nuk krijojmë një administratë të pavarur brenda partisë nuk do të bëjmë zgjedhje nesër në Shqipëri.

