Korreshi: PD ka probabilitet më të lartë të fitojë në Lushnje, nga të gjitha bashkitë e tjera

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Saimir Korreshi, Deputet PD-së u shpreh se Lushnja ka probabilitetin më të lartë për të fituar nga të gjitha bashkitë në 6 mars.

Ai tha se zgjedhjet nuk është hall i Berishës dhe i Bashës, por i lushnjarëve që nuk duan ta humbasin bashkinë për të disatën e herë.

Korreshi: Unë them që Lushnja ka probabilitetin më të lartë për të fituar nga të gjitha bashkitë. Lushnja ka treguar se kur janë të gjithë bashkë mund të fitojnë. Sa e njoh unë degën, mendon se do ta fitojmë këtë sfidë. Këta çuna kanë bërë Berishën dhe Bashën kryetar partie.

Ky nuk është hall i Berishës dhe i Bashës, por i lushnjarëve që nuk duan ta humbasin bashkinë për të disatën e herë. Po shohim njëri-tjetrin në sy për të fituar. Ka disa opsione për të fituar.