Bumçi: Kandidaturat do të votohen nga anëtarësia, jo më nga kryetari apo kryesia e PD-së

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi u shpreh se kandidaturat e PD-së do të votohen nga anëtarësia e Lushnjes apo e qyteteve të tjera.

Sipas tij, kandidaturat nuk vendosen më nga kryetari apo kryesia, por nga demokratët ashtu sikurse ë3hstë parashikuar në statut.

Bumçi: Kandidaturat do të votohen nga anëtarësia e Lushnjes apo e qyteteve të tjera. Kandidaturat nuk vendosen më nga kryetari apo kryesia, por nga demokratët dhe anëtarësia e partisë në atë qytet. Kjo është ajo që ne kemi në statut dhe këtë do të zbatojmë.

Ne i ftojmë gjithë demokratët në gjithë bashkitë në garë që të bëhen pjesë e primareve që kemi hapur për zgjedhjet e 6 marsit. Demokratët janë të njëjtët dhe nuk jemi dy palë. Konsensusi nuk bëhet më 210 veta në kryesi, por me demokratët në Lushnje apo qytet tjetër.