Ju flet Moska - Erion Veliaj e kupton futbollin si lojë: Radha ime t'ua fut boll
‘Erion Veliaj e kupton futbollin si lojë: Radha ime t'ua fut boll’ ishte tema e kësaj të martë në “Ju flet Moska” në RTV Ora nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Përplasja me Veliajt dhe presidenti të FSHF-së, Armand Duka nuk është një gjë e parëndësishme, sepse bëhet fjalë për fonde që vijnë nga UEFA e FIFA që vijë për FSHF-në.
Veliaj thotë se ai nuk dinte gjë për këtë çështje para 2 javësh. Si është e mundur që për këtë çështje të rëndësishme ai nuk dinte gjë?!
Veliaj është në vitin e 7-të në krye të bashkisë nuk dinte gjë për këtë çështje. Njerëzit e tij nuk i kanë thënë gjë sepse ka një arsye për këtë.
Kuptimi që ka Veliaj për fjalën futboll nuk ka të njëjtin kuptim sikurse ka për të tjetër nga anglishtja. Për të ka kuptimin që t’ua fus boll të tjerëve.
Veliaj nuk ka folur deri më sot sepse nëse je me atë je OK, pasi ka me vete të gjitha ambasadat dhe deri tek UFO-t.
Veliaj flet në gjuhën e mafies, në kodin e tyre. Ai në gjithçka që thotë ka këtë nënkuptim: tu futemi në shtëpi dhe tu bëjmë shurrën që tu tregojmë se cili është.
Kjo ngjarja na zbulon disa detaje për institucionet që përflet ai. Me të përmendur dje SPAK-un dhe prokurorinë dalin dhe reagojnë drejtuesit e tyre. Ata reagojnë jo me një njoftim publik, por i pyet një gazetar i BIRN.
Ky gazetari që i ka intervistuar i ka pyetur drejtuesit e SPAK dhe drejtuesin e prokurorisë së Tiranës, duke i pyetur për BIRN. Kjo nuk është pa kuptim sepse drejtuesit e prokurorisë, dalin se flasin për një media në Bosnje-Hercegovinë.
Pse Veliaj i merr kaq personalisht këto gjëra? Nuk merr çështjen e djegies së plehrave në Tiranë. Merret me këtë çështje, sikur ka interes të madh për futbollin.

