LSI i kthehet Bardhit: Po tregojnë çdo ditë e me shumë se janë në varësi të kryeministrit
Ashtu sikurse presidenti i republikës, ilir Meta, edhe LSI i është kthyer Partisë Demokratike lidhur me deklarata e sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi.
Deputetja e LSI-së Erisa Xhixho shkruan se Mini-grupimi i interesave klienteliste që përfaqëson Bardhi, po tregon çdo ditë e me shumë se ata janë asgjë më shumë, se sa një institucion në varësi të kryeministrit.
Sipas saj, qëndrimet e PD-së kanë të njëjtën pavarësi sa qëndrimet e ndërmarrjeve të pastrim gjelbërimit në bashkitë që falë dyshes Basha-Bardhi ngelen 100% rilindase.
Xhixho: Mini-grupimi i interesave klienteliste që përfaqëson z.Bardhi, po tregon çdo ditë e me shumë se ata janë asgjë më shumë, se sa një institucion në varësi të kryeministrit. Në terma konkretë, qëndrimet e tyre kanë të njëjtën pavarësi sa qëndrimet e ndërmarrjeve të pastrim gjelbërimit në bashkitë që falë dyshes Basha-Bardhi ngelen 100% rilindase.

