Bejko: Meta i dha një dorë Berishës duke dekretuar zgjedhjet lokale, po humbte terren me Foltoret
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Roland Bejko, deputet dhe anëtar i Kryesisë së PD-së u shpreh se Meta i dha një dorë Berishës duke dekretuar zgjedhjet e pjesshme lokale.
Ai thekson se Berisha ka humbur terren me Foltoret dhe se tentoi që të bënte një protestë të madhe para kryeministrisë anti-Vuçiçit, pasi ka qëllim që të komunikojë me SHBA-në.
Bejko: Mendoj se Meta i dha një dorë Berishës duke dekretuar zgjedhjet e pjesshme lokale, pasi Berisha po humbiste terren pas Foltoreve. Tentoi që të bënte një protestë të madhe para kryeministrisë anti-Vuçiçit, pasi ka qëllim që të komunikojë me SHBA-në, për tu treguar se nuk e nxjerrin kollaj.
Po ashtu humbi terren me grushtin e dështuar të shtetit me 8 janar dhe për pasojë mendohet të jetë akoma në lojë e të jetë i karikuar, Meta i hodhi një mundësi me zgjedhjet lokale të 6 marsit. Sa më larg të largohesh nga Tirana aq më i pastër je. Besoj se më shumë partinë e duan me shumë në rrethe, sepse këtu ka më shumë intrigë.

