"6 marsi", PD çon në KQZ vendimin e Gjykatës dhe shkresën për regjistrim të kandidatëve

Partia Demokratike ka depozituar në KQZ dokumentacionin në lidhje me pjesëmarrjen në zgjedhjet e 6 marsit për kryetarët e rinj të gjashtë bashkive.

Në dokumentet e dorëzuara kërkohet regjistrimi i Partisë Demokratike si subjekt zgjedhor ndërkohë që shkresa e firmosur nga sekretari për çështjet ligjore Indrit Sefa citon edhe faktin se Lulzim Basha është personi i vetëm i autorizuar që të paraqesë në emër të Partisë Demokratike, kandidatët për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 mars 2022.

Në kërkesën e PD, citohet edhe një vërtetim i datës 24 janar 2022 i lëshuar nga Gjykata e Tiranës.

Më herët në KQZ, kërkesën për regjistrim si subjekte zgjedhore e kanë dorëzuar edhe Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për integrim të cilat kanë propozuar edhe anëtarët e tyre në KZAZ.

Sa i përket Partisë Demokratike, në Gjykatën e Tiranës ndodhen në shqyrtim kërkesat e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për regjistrimin e ndryshimeve statutore të kuvendeve të 11 dhe 18 dhjetorit por Gjykata ende nuk ka bërë të ditur ndonjë vendimmarrje lidhur me to.

"6 marsi", PD çon në KQZ vendimin e Gjykatës dhe

"6 marsi", PD çon në KQZ vendimin e Gjykatës dhe