Shkodër, makina del nga rruga dhe përplaset me avllinë, plagosen dy të miturit

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në në lagjen Partizani, Rruga e Komanit, Shkodër.

Një makinë “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një avllie. Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të dy të mitur.

“Më datë 25.01.2022, rreth orës  19:30, në lagjen Partizani, Rruga e Komanit, Shkodër, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R. S., 15 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një avllie. Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit R. S., dhe pasagjeri E. S., 16 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.