“Të ketë armëpushim”, Sula: Nëse më 6 mars do të shkojmë të ndarë, Rama do të fërkojë duart
Deputeti i PD Dashnor Sula, teksa ka komentuar tensionet brenda PD, është shprehur se nuk zgjidhet problemi duke e goditur këtë parti me të gjitha mjetet e mundshme, duke lënë të nënkuptohet se fjala është për Berishën.
Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj thotë se mes dy palëve duhet të këtë një armëpushim pasi nëse do shkojnë më 6 mars të ndarë Rama do të fërkojë duart.
Everest Dedaj: Nuk duhet të bëhet një çarje kaq e madhe në PD. Nuk zgjidhet problemi duke goditur me të gjitha mjetet e mundshme PD. Gjithçka e lidhin me një emër, Lulzim Bashën. Edhe tani që kemi zgjedhjet, unë do të propozoja që të ketë një armëpushimi. Demokratët nuk kemi kundërshtarë njëri-tjetrin, kemi Edi Ramën. Nëse më 6 mars do të shkojmë të ndarë, Rama do të fërkojë duart. Luftën le ta vazhdojnë pas 6 marsit , por deri atëherë të mbështesin kandidatët e PD.
Përgatiti Anila Kolgjini.
