“Blindohet” Fieri, policia e FNSH në pikat hyrëse e dalëse të qytetit, në fokus personat në kërkim

Mbrëmja e kësaj të marte e ka gjetur të “blinduar” qytetin e Fierit nga forca të shumta policie dhe të ndërhyrjes së shpejtë.  

Grupe kontrolli të përbëra nga Forcat e ndërhyrjes së shpejtë, struktura e Hetimit në drejtorinë e Policisë Fier, oficerë e agjentë të krimeve në Komisariatin e Policisë Fier dhe patrulla e përgjithshme, kanë zbritur në terren në shumë postblloqe.

Pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit shpesh njohin prani të shtuar të uniformave blu, por këtë herë kanë qenë prezent edhe në akse të tjerë e në numër më të madh. 

Automjetet luksoze e ato me targa të huaja janë ato që ndalohen më tepër, ndërsa vihen re edhe kontrolle automjetesh e kontrolle trupore të drejtuesve të tyre e pasagjerëve. 

Burime të sigurta pranë policisë së Fierit kanë bëre me dije se fokusi është tek kapja e personave në kërkim, atyre që mund të kenë armë zjarri apo atyre që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Ky kontroll vjen vetëm një ditë pasi në Fier ishte i pranishëm në analizën e punës së Drejtorisë së Policisë Fier edhe kreu i Policisë së shtetit Gledis Nano.

“Blindohet” Fieri, policia e FNSH në pikat hyrëse e