Prej 5 ditësh e bllokuar nga bora, hapet rruga në fshatin Panarit (VIDEO)
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 25 Janar 2022, 18:23
Pas 5 ditëve përpjekje, është bërë e mundur hapja e rrugës e cila të çon drejt fshatit Panarit në Korçë.
Banorët e këtij fshati prej disa ditësh kanë qenë të bllokuar, ndërkohë që sipas administratorit të njësisë administrative Vithkuq, Altin Prifti, kjo rrugë përshkruhet vetëm me zinxhirë.
Sipas tij, hapja e rrugës sjell lehtësi për banorët e fshatit Panarit për t'u furnizuar me ushqime dhe medikamente.



