Kërcënimi i Veliajt ndaj FSHF, Kraja: Jetojmë në një realitet diktatorial, akti i Kryebashkiaku terrorist
Ndërhyrja e politikës, shpërthimi në banesën e Armand Dukës dhe situata shumë e ndezur nga ndërhyrjet e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt në garën për kreun e FSHF, ka sjellë reagime të shumta në vend.
Së fundmi anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja në një intervistë për Ora News, për gazetaren Siklajda Shorja, është shprehur se politika nuk ka pse të përfshihet në sport, ndërsa shton se nuk është hera e parë që Veliaj përdor një gjuhë të tillë.
Akil Kraja: Nuk është herra e parë që Veliaj përdor fjalë që nuk i shkojnë për shtat një kryetari të Bashkisë. Politika nuk ka pse të përfshihet në sport, është një moment kritik. Është një mendësi diktatoriale në sensin që gjithçka duhet të jetë në kontrollin e një force politike, në këtë rast rilindja. Politika duke u përshirë në sport bën një gabim të jashtëzakonshëm sepse vret atë që quhet dhe baza e një shoqërie të shëndetshme.
Ai thotë se mënyra se si është futur politika në sport tregon se jemi në një realitet diktatorial pasi një forcë polike dëshiron që të ketë të gjithë pushtet.
Akil Kraja: Kur politika futet në sport në një mënyrë kaq të dhunshme, me vulgaritet, dhe nën presionin e kapjes së SPAK tregon se ne jetojmë në një realitet diktatorial, ku asnjë territor nuk është më I lirë. është shumë problematike dhe tragjike, do përdorja dhe termin akt terrorist. Si mundet një kryetar bashkie që përfaqëson të gjithë qytetarët që banojnë në këtë territor të nxisë këtë lloj dhune, këtë lloj vulgariteti.
SPAK duhet të përfshihet edhe për një arsye tjetër që jo shumë gazetarë janë përfshirë. Ai përmend vila, përmend prona. Dje në mbrëmje përmendi dhe bandën e Shijakut. Kjo tregon se Veliaj ka dijeni për informacione që përbëjnë shkelje të ligjit. SPAK ka detyrë të investigojë këtë individë. Kemi një kryetar bashkie që përfshihet në institucione të pavarura, kemi një dëshirë diktatoriale.
Ky është vetëm skandali i një kryetari i Bashkie i cili ka humbur çdo lidhje qytetare, me etikën publike, dhe me detyrimin e vet përmbajtjes. Jetojmë në një realitet kur flasim për mafien e incineratorëve,ku në total flitet për 450 milionë euro. Flasim për një mafie bashkiake. Në një realitet të tillë kur shërbimi i interesave të qytetarëve por shërbimi i parave të pastruara, ju mendoni se futbolli do të ishte i shpëtuar nga presioni, nga interesat dhe nga kapja e interesave.
