Sot hapet kapitulli i ri Sofje-Shkup/ Dy qeveritë do të bisedojnë për përmirësimin e marrëdhënieve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2022, 10:21
Sot pritet që të nisë takimi mes qeverisë bullgare dhe asaj të Maqedonisë së Veriut në Sofje për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy shteteve fqinje.
Sot pritet gjithashtu që ministrat e Transportit të nënshkruajnë një marrëveshje për lidhjen hekurudhore Shkup-Sofje.
Presidentët e dy shteteve, Pendarovski dhe Radev theksuan dy ditë më parë se fokusi i dy vendeve duhet të jetë te ekonomia, duke e vënë kështu, historinë në vend të dytë.
Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov i rezervoi homologut të tij, Kovaçevski një pritje të ngrohtë të hënën në Sofje.
