Makthi i 17-vjeçares që u abuzua seksualisht 7 herë nga prifti: Nuk më përdhunoi vetëm trupin, por edhe shpirtin
Mediet greke kanë publikuar detaje nga përdhunimi i 17-vjeçares në Greqi nga prifti 37-vjeçar,baba i tre fëmijëve.
Sipas dëshmisë së adoleshentes, 17-vjeçarja ka përjetuar një ferr të vërtetë, me priftin i cili ka abuzuar seksualisht me të në mënyrë sistematike, duke e kërcënuar dhe frikësuar.
Sipas Prwto Thema, dyshohet se prifti e ka përdhunuar 7 herë adoleshenten, ndërsa e shantazhonte me video, për t'i mbyllur gojën.
Media greke ka publikuar disa pjesë nga dëshmia rrëqethëse e 17-vjeçares.
Ajo thotë se qante çdo ditë nga frika dhe se prifti përveç se trupit i ka përdhunuar dhe shpirtin e adoleshentes.
Pjesë nga dëshmia:
“E vërteta është se unë qaja pothuajse çdo ditë nga frika. Nuk dija çfarë të bëja. Doja të bëja diçka, por kisha shumë frikë. Isha shumë e frikësuar. Isha e copëtuar Ndjeja se ky njeri nuk më ka përdhunuar vetëm trupin, por më ka përdhunuar shpirtin. Kur fillova të shkoja në shkollën e mesme, nuk mora pjesë më në katekizëm. I thashë mamit që nuk doja të shkoja më dhe ishte periudha kur filloi pandemia dhe isha e vetme në shtëpi."
Pas përdhunimit ai telefononte bashkëshorten e tij
Sipas dëshmisë së vajzës, gjithçka ka ndodhur brenda kishës, teksa ajo merrte pjesë në shkollën e Katekizmit. "Ai më mbylli në kishë dhe filloi të më prekte në të gjithë trupin. Dhe pas kësaj ka marrë gruan në telefon sikur asgjë të mos kishte ndodhur duke i thënë se po kërkonte ti blinte një lodër djalit prandaj ishte vonuar."
Edhe pse ngjarja ka kohë që ka ndodhur, adoleshentja ka denoncuar priftin vetëm para pak ditësh. Si rrjedhojë prifti është arrestuar për përdhunimin e 17-vjeçares.

