Kosova nuk tërhiqet ndaj Serbisë, Kurti nuk do hapë qendra votimi për zgjedhjet presidenciale serbe
Vetëvendosja e Albin Kurtit ka vendosur që zgjedhjet presidenciale të Serbisë, të mos mbahen në qendra votimi nga serbët e Kosovës, çka mund të përshkallëzojë situatën mes dy vendeve, e cila nisi që nga 16 janari për referendumin serb.
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar pas mbledhjes së kryesisë, se zgjedhjet presidenciale të Serbisë nuk do të mbahen në mënyrë tradicionale si më herët përmes qendrave të votimit.
Lila ka shtuar se Beogradi duhet të përgatitet që të organizojë zgjedhjet 3 prillit vetëm përmes zyrës ndërlidhëse serbe në Prishtinë dhe postës, duke iu bërë thirrje serbëve të Kosovës se iluzioni se vendi është pjesë e Serbisë ka mbaruar.
Deputetja e qeverisë Kurti shprehet se Beogradi duhet të nisë me përgatitjet që të votohet përmes Zyrës ndërlidhëse të saj në Prishtinë, duke qenë se në sistemin e tyre nuk mund të votohet me postë, por duke respektuar sovranitetin e Kosovës.
Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë u përkeqësuan pas mosmbajtjes së referendumit serb lidhur me ndryshimet kushtetuese, i cili u mbajt në 16 janar, por vetëm përmes postës dhe jo me qendra votimi siç kishte funksionuar në të shkuarën.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar Kosovën, se nëse zgjedhjet presidenciale mbahen në të njëjtin format, Albin Kurti do të përballej me pasoja tepër të rënda nga Serbia.

