Rast i rrallë, kosovari zbulon se ka dy palë organe gjenitale, mashkullore dhe femërore

Një fenomen i rrallë ka ndodhur në Kosovë, ku mjekët zbuluan gjatë një operacioni se një 67-vjeçar kishte dy organe riprodhuese, ato femërore dhe ato mashkullore.

Ky rast ka tërhequr vëmendjen e medieve ndërkombëatre dhe Daily Mail i ka kushtuar një artikull. 

67-vjeçari, i cili ka lindur vetëm me një testikul, shkoi në spitalin në Kosovë duke u ankuar për ënjtje në ijë që kishte zgjatur një dekadë. 

Kirurgët inspektuan masën 15 cm me 10 cm, dhe zbuluan  mitrën, qafën e mitrës, tubin fallopian dhe vezoren, si dhe testikulin e tij të munguar. 

Mjekët e diagnostikuan burrin e martuar, me sindromën e kanalit Mullerian Persistent (PMDS) – një gjendje jashtëzakonisht e rrallë që ndodh kur burrat kanë gjithashtu organe riprodhuese femërore pranë penisit dhe skrotumit.

Është e paqartë se sa e zakonshme është gjendja, por vetëm 200 raste janë raportuar në literaturën mjekësore.

Të gjitha fetuset zhvillojnë fillimet e një mitre, të njohur si kanali Mullerian, i cili dëmtohet në zhvillimin e hershëm të meshkujve. Por në raste shumë të rralla kjo nuk ndodh, duke bërë që disa djem të lindin me të dy grupet e organeve riprodhuese, shkruan Daily Mail.