Stuhia i bllokoi makinën, prindi merr fëmijën në krahë dhe ecën 2.5 km në mes të borës

Dhjetëra makina kanë mbetur të bllokuara pasditen e sotme si pasojë e stuhisë së borës që përfshiu Greqinë.

Në një video të publikuar nga protothema.gr, shihen prindërit me fëmijët në krahë duke braktisur makinat dhe duke ecur në rrugë për t'u larguar nga Attiki Odos.

Sipas dëshmive, burri që la makinën e tij në distancë nga shtëpia, mori fëmijën në krahë dhe ju desh të bënte 2.5 kilometra në këmbë për të arritur në shtëpi.

Moti i keq  ka shkaktuar probleme në disa vende për shkak të temperaturave disa gradë nën zero që kanë sjellë edhe reshje të shumta dëbore.