Kapet me dy çanta me drogë në automjet, sekuestrohen 56 kilogramë marijuanë, arrestohet shoferi në Igumenicë

Policia ka sekuestruar 56 kilogramë marijuanë në Igumenicë dhe ka arrestuar 1 person. Sipas raportimeve nga mediat greke, droga u kap në një makinë që vinte nga kufiri i gjelbër.

Mësohet se marijuana në makinë u gjet brenda dy çantave me 48 pako që përmbanin 55 kilogramë e 618 gramë marijuanë. 

 Më pas policia pas kontrolleve që ka bërë në banesën e tij ka gjetur dhe sekuestruar 1,345 euro, 2 celularë dhe 1 peshore.

Burime bëjnë me dije se mjeti me të cilin po transportohej droga, ishte marrë me qira ndërsa kanë nisur hetimet nga autoritetet, shkruajne mediat greke.