Nis marrëdhënia Shkup-Sofje, Kryeministri maqedonas viziton Bullgarinë për dy ditë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2022, 09:20
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, nis sot një vizitë dyditore në Sofje me ftesë të kryeministrit bullgar Kiril Petkov.
Ceremonia zyrtare për pritjen e Kovaçevskit pritet të mbahet të hënën rreth orës 16:00, ndërsa mbledhja e përbashkët mes dy qeverive do të mbahet të martën në 25 janar.
Dialogu mes dy shteteve bëri progres që me ardhjen e kryeministrit Petkov në Shkup në 18 janar, e cila do të ndiqet me mbledhje të përjavshme mes dy qeverive për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe për të rregulluar marrëdhëniet bilaterale, çka mund ta bënte Sofjen që të hiqte veton ndaj Maqedonisë së Veriut lidhur me hapjen e negociatave për në Bashkimin Evropian.

