Dhuron spektakël në Gjermani, picieri shqiptar rrëfen momentin kur brumi i ra mbi kokë klientit
Ai është një picier i pazakontë, përgatit brumin e picës duke bërë akrobaci në ajër, të shumtë janë ata që shijojnë jo vetëm spektaklin që ai dhuron por mbi të gjitha picat e famshme. I njohur si “Toni picieri ”, 41 vjeçarin nga Shqipëria Dirseo Haxhaj është një ndër picierët më të njohur në Gjermani.
I ftuar në studion e “Jeto me Orën” në një lidhje në ‘Skype’ në RTV Ora picieri tregoi sesi e nisi të gjithë karrierën e tij. Ai u largua nga vendi ynë në moshën 12 vjeçare.
Tashmë prej 21 vitesh Dirseo jeton në Berlin. Ishte vetëm 18 vjeç, kur nisi të punonte për herë të parë në një restorant në Berlin si ndihmës në kuzhinë, këtu filloi edhe pasioni i tij për të përgatitur picat.
“Në vitet ’90 kur isha i ri luaja shumë basketboll shumë por pas një dëmtimi në gju nuk vijova më dhe aty më thërrisnin Toni dhe mbeti. Unë këtu kam ardhur që në vitet ’93 u rrita këtu, i thonë kati 30 vite kanë kaluar shumë shpejt dhe Gjermania ka ndryshuar shumë.
Në Gjermani na mori vetë na dha dokumentet vetë dhe po mendoja të zgjidhja një profesion dhe zgjodha bojaxhi por nuk më pëlqeu. Fillimet e mija i nisa duke larë pjatat por kur pashë kuzhinierët që përgatisnin pica vendosa të merrem dhe unë me to” u shpreh Toni.
Ai tregoi edhe për fillimet në profesion.
“Në fillim i djegia të tëra picat dhe më pas shkova fillova studimet në Itali për 6 muaj dhe kështu mësova shumë. Edhe internet më ka dhënë më shumë famë. Unë në fillim jam marrë me gjithë hapjet e picerive më të mëdha këtu dhe kur mbushet me klient unë bëj performancën” u shpreh picieri.
Picieri tregoi edhe sesi hapi picerin e tij.
“E hapa në vitin që shkoi por dua të hap më pranë lagjes” u shpreh Toni.
Ai tregoi edhe për incidentet që i kanë ndodhur dhe reagimet e njerëzve.
“Më kanë ndodhur disa incidente por njerëzit kanë qeshur dhe i kanë marrë pozitivisht” u shpreh picieri.
Ai tregoi se tashmë është edhe baba i tre fëmijëve. Ai tregoi edhe se është shumë vështirë të punoj me njerëz që i njeh dhe gjithashtu nuk do dëshironte që ta trashëgonte tek fëmijët.
Ai u ka shërbyer një sërë personazheve të famshëm, si Klaudia Shifer, Reals Myler,e një sërë emrash të njohur të medias gjermane.
Një sërë mediash gjermane kanë folur për talentin dhe spektaklin e shqiptarit. Piceria ka bërë bashkë një sërë shqiptarësh, pasi nuk vizitohet vetëm nga klientë gjermanë,por edhe rusë, arab, si dhe shumë shqiptarë.
“Gjermanët janë klientë shumë të mirë por edhe shqiptarët janë shumë të mirë dhe të gjithë kur vijnë në Gjermani do kalojnë patjetër tek unë” u shpreh picieri. Ai tregoi edhe disa nga sekretet e tij për një picë sa më të mirë.
Picieri tregoi edhe sesi i ka lidhjet me Shqipërinë apo nëse do dëshironte të hapte një piceri këtu.
“Unë vi vit për vit aty, por për të jetuar nuk e kam menduar të kthehem. Shqipëria është e bukur, e bekuar. Dhe kam menduar ta hap një piceri të madhe në Tiranë shumë shpejt. E kisha në plan që para një viti por nuk mu realizua prej pandemisë” përfundoi picieri.

