U plagos në një aksident në Malësinë e Madhe dy ditë më parë, ndërron jetë 19-vjeçari

Ka ndërruar jetë 19- vjeçari Ladimir Bushati nga Malësia e Madhe i cili u aksidentua dy ditë më parë në fshatin Palvar.

Mjeti me të cilin ai udhëtonte doli nga rruga duke përfunduar në një kanal dhe 19-vjeçari mbeti i plagosur rëndë.

I riu ndodhej nën kujdesin e mjekëve ndërsa sot ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.

Aksidenti  u regjistrua me 21 janar, rreth orës 15:35 në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit, në fshatin Palvar, Malësi e Madhe.

Mjeti tip "Citroen", me të cilin udhëtonte i riu nga fshati Gjormë, ka dalë nga rruga.