I dënuar me 8 vite burg në Itali por dënimin do ta kryejë në Reç, arrestohet 45-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2022, 09:55
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 45-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale "Trafikimi i narkotikeve, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë", "Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale"
I arrestuari është Domi alias Nikel Vuksani, banues në Shkodër.
Gjykata e Apelit Shkodër me Vendimin Nr.10, datë 21.01.2022, ka vendosur njohjen e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Firence, e cila e ka dënuar me 8 vite burg që do i vuajë në IEVP Reç, Malësi e Madhe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

