Ambasada amerikane: Rusia po mbush mjedisin mediatik me pavërtetësi për Ukrainën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2022, 11:51
Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë në rrjetet sociale raportin e DASH sipas të cilit Rusia po bën propagandë dezinformuese lidhur me Ukrainën.
Përpjekjet e fundit të Rusisë për të mbushur mjedisin mediatik me pavërtetësi për Ukrainën janë pjesë e një modeli të vjetër, thotë Ambasada, duke e shoqëruar me linkun e raportit me temat kryesore të keqinformacioneve të përsëritura të Rusisë.