Destinacioni turistik i dimrit, pista e skive në Dardhë plot me vizitorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2022, 11:02
Vetëm 18 km në juglindje të Korçës, pista e skive në Dardhë vizitohet në këto ditë të ftohta nga qindra turistë vendas e të huaj.
Fshati turistik është një nga atraksionet turistike kryesore gjatë dimrit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot me miqtë e tij në facebook pamje nga pista e skive në fshatin Dardhë të Korçës.
