"Rama dhe Lulzim Brava janë një", Komisioni i Rithemelimit për përjashtimin e Kasos: S'pengoni dot fitoren e PD me 6 mars
Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD-së ka reaguar lidhur me përjashtimin nga KQZ të Ivi Kasos.
Në një deklaratë për mediat, Komisioni thotë se ky veprim tregon se Edi Rama dhe Lulzim Brava janë një.
"Dje, Celibashi i narkopartisë me urdhër të kreut të meduzës Edvin Rama refuzoi përfaqësuesin legjitim të PD në KQZ dhe pranoi përfaqësuesin e Peng Bashës duke shkelur kështu rëndë kushtetuten dhe ligjet e vendit".
Sipas Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD-së, Edi Rama me këtë akt antiligjor antikushtetues thellon më tej qëndrimin e tij monist dhe kundër pluralizmit politik.
"Duke pranuar përfaqësuesin e Peng Bravës në KQZ Edvin Kristaq Koleka dëshmon urrejtjen atërore ndaj pluralizmit të vërtetë politik".
Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD-së paralajmëron Ramën se për këtë akt të ri armiqësor ndaj PD, pluralizmit politik dhe demokracisë në Shqipëri e pret se bashku me Peng Bravën e tij fundi i një diktatori të urryer të kombit shqiptar dhe se me asnjë manovër antidemokratike nuk do mund të pengojë fitoren më 6 mars të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj.
