E planifikuar apo jo? Ja çfarë thotë Ana Kallaku për shtatzaninë në moshën 22-vjeçare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2022, 22:38
Moderatorja, Ana Kallaku, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin 'Glamour Zone' të Ester Bylykut, ku si asnjëherë mëparë ka folur me detaje për jetën e saj private.
Ana u bë nënë në moshën 22-vjeçare. A ishte e planifikuar kjo shtatzani?
Ana u shpreh: 'Ka qenë e planifikuar, ka qenë totalisht e planifikuar. Edhe pse disa njerëz nuk e besojnë akoma që ka qenë kështu. por ka qenë një vendim i marr me konsensus të plotë nga të dy. Unë gjithnjë kam dashur të bëhem nënë në moshë të re. '

