Dajana: Dashuria që kam për veten, nuk më lejon të bëj sakrifica të mëdha për dikë tjetër!

Dëgjojmë pa fund histori të ndryshme për dashurinë e për sakrificat që bëjnë të tjerët për dikë. Por, ka edhe nga ato histori, ku në një marrëdhënie është dhënë aq shumë nga njëra palë shpesh pa marrë gjë në këmbim dhe në fund sakrificat e bëra nuk ia kanë vlejtur.

Mbrëmjen e së Mërkures D-Night kishte si temë sesa përfshihemi në një marrëdhënie dhe komentuesit jepnin mendimin e tyre.

Drejtuesja e programit, Dajana e nisi me një mesazh dedikuar kësaj teme. E zbulojmë së bashku.

Dajana: Ka njerëz që nuk e shprehin dashurinë e tyre, pra janë të ftohtë. Ka njerëz që japin me mish e me shpirt gjithçka. Ka njerëz që kanë shumë fjalë e në fakt vepra pak dhe ka njerëz që fjalët mund t’i kenë pak të këqija dhe këtu bëj pjesë unë, por veprat i kam të mira. Unë shquhem si një natyrë, e cila për shkak të arrogancës së tepruar, mendjemadhësisë nuk i shfaq fort ndjenjat e mia dhe duket sikur në jetë nuk jam dashuruar kurrë. Sepse gjithmonë i vendos një mur vetes time për të mos lejuar më tepër.

Ose ndoshta dashuria që kam për veten time, nuk më lejon të bëj sakrifica të mëdha për dikë tjetër deri më sot. Kështu që e pranoj që është një mea-culpa, është faji im dhe jam një egoiste dhe nuk jam përfshirë fort asnjëherë, nuk themi dot 32 vite, por mund të themi që nga mosha 19 vjeç e deri tani, nuk di të kem bërë ndonjëherë sakrificë për dashurinë. Kjo është gabim dhe nuk e them me mburrje apo krenari, e them si diçka që më mungon në fakt, por kështu jam unë.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00