Aktori Florian Binaj bëhet baba për herë të tretë, i vendos vajzës emrin e veçantë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2022, 16:37
Aktori Florian Binaj është bërë baba për herë të tretë.
Lajmin e ka bërë vetë me dije aktori në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ku bën me dije se është bërë baba i një vajze të cilën e ka pagëzuar me emrin Vjosa.
“VJOSA lumturoi pafund sot mamin, babin dhe familjen Binaj.❤️ Faleminderit stafit të maternitetit Mbretëresha Geraldinë! Jetë të gjatë e vogla jonë!”- shkruan Binaj.
Binaj tashmë është baba i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali.
View this post on Instagram
