Plas ‘bomba’ në Glamour Zone: Antonia Gjoka, zbulon për herë të parë lidhjen paralele
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2022, 17:59
Të premten në 22:30, në emisionin e përjavshëm 'Glamour Zone', përballe moderatores Ester Bylyku, do të jenë Ana Kallaku dhe Antonia Gjoka, bukuroshja e shumëpërfolur nga mediat.
Antonia do të sqarojë për herë të parë, si nisën akuzat se ajo ka pasur një lidhje paralele gjatë pjesëmarrjes në Përputhen. Cili është djali misterioz, me të cilin ajo u fotografua? Antonia, thotë për herë të parë me zë të lartë, se është detyruar publikisht për të bërë zgjedhje, kundër dëshirës së saj.
Ana do të zbuloje për herë të parë historinë e dashurisë me bashkëshortin, shtatzaninë në moshën 22-vjeçare, si dhe vështirësitë për të bindur familjen për tu fejuar në moshë aq të re.
Na ndiqni nesër në 22:30 në ekranin e TV ORA.
