Luli: Vajza dilni sa të doni mos u bëni kurrë pronë e një mashkulli

Mbrëmja e kaluar në D-Night përpos humorit dhe batutave dha mesazhe vërtetë shumë të forta. I tillë ishte edhe ai i Lulit. Ajo është grua zonjë me një shpirt të lirë e gjithmonë në kërkim të së bukurës për ta shijuar sa më shumë.

Shpesh e kemi dëgjuar të thotë se motoja e saj në jetë është “këndoni e gëzoni se jeta është e shkurtër” dhe për hir të së vërtetës ka të drejtë.

Luli: D-Night më ka dhënë kënaqësi të madhe dhe e kam bërë me pastërti këtë punë, sepse ky emision ishte tamam për mua. Shumë njerëz më ndalojnë në rrugë, sidomos vajzat dhe gratë duke më përgëzuar e uruar për pozitivitetin që përcjell. Ndaj iu them shpesh se në atë program unë jam një mesazh të fortë, ndaj iu drejtohem të gjitha grave dhe vajzave: “Dilni sa të doni e të shkundeni dhe mos mendoni kurrë që jeni pronë ose vegël e një mashkulli. Ju jeni të lira, jeni gra të lira dhe përderisa punoni, keni një biznes, një pension apo punën tuaj nuk ke pse të jesh pronë e burrit dhe në këtë rast të drejtat janë të barabarta.