Aulona Musta: 2022 më ka gjetur shumë të stresuar, jeta në Instagram nuk është e vërtetë!
Aulona Musta është një personazh i njohur për të gjithë publikun. Një vajzë punëtore, e cila ka kërkuar gjithmonë të bëjë gjëra ndryshe edhe pse shpesh është vënë përballë komenteve dhe kritikave nga të tjerët.
Mbrëmë ishte e ftuara e D-Night dhe na tregoi se përpos aktiviteteve të saj, 2022 nuk e ka gjetur edhe aq mirë, pasi i ati i saj ishte me Covid dhe nuk e ka përjetuar mirë këtë gjë.
Dajana: Si të ka gjetur 2022 Aulona?
Aulona: Më ka gjetur mirë, por edhe pak të stresuar, sepse ndonjëherë ajo që shikojmë në Instagram shpesh herë nuk është jeta e vërtetë. Të dy prindërit e mi, sidomos babi që kishte pak më shumë probleme me Covid-19 dhe normalisht e përjetova me një stres dhe tronditje që na e dha të gjithëve.Unë përpiqem që momentet e vështira t’i kaloj sa më shumë me pozitivitet, sepse mendoj që në këtë mënyrë do të kalojnë gjërat më mirë dhe të përçoj në univers atë mesazhin që gjithçka po shkon mirë.
Dajana: Tani është më mirë apo? Sepse e kam kaluar edhe vetë në Shkurtin e 2021 dhe nëse nuk do të ishte motra ime që të më rrinte gati, unë në kohë covid-i kam lënë amanetet e mija dhe kjo është shumë e sinqertë. Brenda një jave unë rashë 5 kg dhe ujin ma jepnin me lugë sepse nuk e kapërdija dot, madje më preku mushkëritë në një gjendje të frikshme, kështu që e kuptoj shumë mirë pozitën tënde.
D-Night një program nga Dajana Shabani nga e hëna në të premte live në Rtv Ora 23:00-00:00
Për më shumë, klikoni në linkun më poshtë:
