Muzika dhe pasionet përtej saj, Mahmutaj: Nëse s’do isha këngëtare do isha arkitekte, fat të kesh artistë në familje
Gerta Mahmutaj është një ndër këngëtaret e njohura në vendin tonë, në zhanerin e muzikës pop. Ajo ka spikatur në publikun shqiptar me vokalin e saj të veçantë. E ftuar sot në studion e “Jeto me Orën” Mahmutaj tregoi për rrugëtimin e saj në muzikë dhe për planet që ka në të ardhmen në karrierë dhe jetën private. Gerta tregoi për fillimet e saj në muzikë.
“Isha shumë e vogël diku tek 9 ose 10 vjeç kur kam kënduar në pallatin e Pionierit ishte hera e parë që dilja në skenë. Mami ka qenë ajo që na ka spikatur të dyve edhe mua edhe vëllanë. Ajo ka një vesh muzike shumë të mirë që duket se ja kam trashëguar unë, gjithashtu ka qenë shtysa jonë më e madhe” u shpreh këngëtarja. Kritikja më e madhe ë saj Gerta tregoi se është vetë ajo pasi i sheh punët e saj gjithmonë me një sy kritik.
E pyetur nga moderatoja nëse ndihet me fat që ajo ka shumë familjarë të saj gjithashtu edhe partnerin në fushën e muzikës.
“Është më e lehtë por edhe fat i madh që të kesh familjen në këtë profesion, të jenë artistë” u shpreh këngëtarja. Gerta tregoi edhe për përjetimet që kishte pasur gjatë duetit me vëllanë e saj.
“I pari projekt që ka qenë një pikënisje për mua ka qenë dueti me vëllanë pasi kam përjetuar shumë emocion dhe nuk e dija sesi mund të ishte të ndaje skenën me një njeri të familjes. Por e kam shijuar shumë, më pas erdhi edhe dueti I dytë me të diku 405 vite më vonë” u shpreh Mahmutaj.
Nëse nuk do ishe në këtë profesion cili do ishte një profesion tjetër që do e gjeje vetën u pyet Gerta.
“Më gjete pak të papërgatitur nuk e kisha menduar kurrë, gjithmonë kam menduar por me muzikën brenda asnjëherë nuk kam menduar diçka që nuk ka lidhje me muzikën. Por mendoj se një proesion që unë do e doja po kaq sa muzika do ishte piktura” u shpreh këngëtarja.
Gerta tregoi edhe se sat ë vështirë e ka pasur për të mbizotëruar në tregun e muzikës. “Eshtë një sfidë e madhe normalisht në çdo profesion ka sfida por ndonjëherë janë sfidat ato që e bëjë edhe më të bukur gjën” tha ajo.
Gerta tregoi se cili është projekti i saj i preferuar.
“Të jetë për publikun është dueti me vëllanë por për mua është kënga e fundit që interpretova në Këngën Magjike “Havale”, fakti që Klejdi Bahiti ka punuar shumë me të dhe ka nxjerr diçka vërtet shumë të bukur”u shpreh këngëtarja.
Mahmutaj tregoi edhe për marrëdhënien me partnerin dhe bashkëpunimet që ka bërë me të.
“Është sa bukur edhe e vështirë që të punosh me partnerin por i ka të gjitha brenda” u shpreh Mahmutaj.
Ajo tregoi se në periudhën e pandemisë u tërhoq nga muzika dhe e mori atë periudhë si një moment reflektimi. Gerta tregoi edhe për planet që kishte në të ardhmen.
“Gjithmonë mendoj për projekte të reja, por ndonjëherë kur bënë plane më përmbysen të gjitha, por aktualisht jam duke kënduar live. Për festivalet gjej gjithmonë kohë dhe do jem përherë pjesë e tyre” u shpreh këngëtarja.
Në përfundim të intervistës Gerta tregoi çelësin e saj të suksesit duke këshilluar edhe publikun.
“Unë bëjë shumë aktivitet si joga, aerobi në shtëpi gjithashtu lexoj libra shumë të tipit spiritual, motivues. Sa më shumë ta ushqesh veten me dashuri aq më i suksesshëm je” përfundoi Gerta Mahmutaj.

