I apasionuar pas natyrës, konsulenti që u kthye në guidë rrëfen përballjen me ujqërit

Në emisionin e pasdites “Jeto me orën” në RTV Ora ditën e sotme ishte i ftuar Engjëll Bakiu, 44 vjeçari i apasionuar pas natyrës, i cili ka eksplorua  në vende të ndryshme të Shqipërisë dhe jo vetëm.

Tashmë prej katër vitesh ai pasionin e ka kthyer në një profesion të vërtetë, pasi ofron shërbimin e guidës kombëtare të liçensuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Në studio ai rrëfeu edhe idenë sesi kishte lindur ofrimi i guidës dhe pasioni për eksplorimin e natyrës.

“Dëshira për eksplorimin e natyrës mendojë se nuk ka qenë rastësore, pasi që fëmijë kam pas dëshirë dhe pëlqeja shumë të kaloja kohë në fshat, sidomos gjatë stinës së verës. Pra, gjatë gjithë jetës time i kam kushtuar rëndësi natyrës dhe peisazheve natyrore”, u shpreh Bakiu.

I pyetur nga moderatorja sesi i kujton udhëtimet e para, Bakiu u shpreh: Udhëtimet e para i kujtoj me shumë nostalgji, pasi vura re që njerëzit, miqtë e mi nuk pëlqenin të vizitonin thjeshtë bujtinat, ata donin natyrë, të qëndronin për të fjetur atje në mal në tendë”.

Më tej ai tregoi për një ndër eksperiencat e tij më të bukura, dhe më afatgjata në memorie dhe mes kujtimeve të aventurave në ngjitje në mal. Ai solli në studio një rast të veçantë në “Luginën e Vuthaj”.

Sipas tij, e veçanta e këtij udhëtimi ishte “përplasja” me kafshët e egra të pyllit ‘Uqërit’.

 “Një ndër udhëtimet më të bukura do të përmendja një aventurë, që faktikisht kur u nisëm nuk e dinim destinacionin se ku do të përfundonim.

U nisëm në mal dhe duke ecur na zuri nata në rrugë. Aty kuptuam që ishim larguar shumë, saqë nuk dukej asnjë dritë në asnjë shtëpi, dhe ndodheshim pikërisht në “Luginën e Vuthaj”. 

Qëndruam për disa orë aty në tendë, dhe në mesnatë dëgjojmë disa ulërima, ata ulërima ishin britmat e ujqërve. Dhe pse një territor i vështirë dhe i frikshëm, ky vend u kthye si një ritual për ne, pasi tashmë e vizitojmë çdo vit”, tha ndër të tjera ai.

Në përfundim të intervistës, Bakiu u shpreh se Shqipëria është një vend shumë i dashur dhe për vizitorët e huaj, të cilët pas çdo udhëtimi mbeten shumë të kënaqur për bukuritë natyrore që vendi ynë ofron.