"Ia kontrolloj telefonin në sy", Ana Kallaku flet për marrëdhënien me bashkëshortin

Moderatorja e emisionit të pasdites Ana Kallaku, ka qenë së fundmi e ftuar në 'Glamour Zone' ku përballë Ester Bylykut ka rrëfyer momente të ndryshme të jetës së saj private.

Ana njihet si një nga figurat më hermetike sa i përket kësaj pjese, por këtë herë bëri një përjashtim dhe me shumë humor, zbuloi detaje të ndryshme nga martesa disavjeçare me fotografin Erjon Braja.

Ester Bylyku: A ia ke kontrolluar ndonjeherë fshehurazi telefonin bashkëshortit?

Ana Kallaku: E kam bërë ndonjëherë, por më shumë preferoj t`ia kontrolloj në sy. Ai është aty dhe i them: Ma jep pak telefonin (qesh). Këto gjëra mund të kenë ndodhur në fillime, tani jo. Ne jemi bashkë prej shumë vitesh dhe telefonat tane, janë gjithnjë aty.