Zëri më i mirë i vajit në Shqipëri, Lushi tregon si njohu Pagarushën: I kam dedikuar këngë
Hatixhe Lushi, këngëtarja e njohur e këngës popullore ka spikatur për publikun me thjeshtësinë dhe vokalin e saj. E ftuar në studion e “Jeto me Orën” Lushi tregoi për karrierën e saj të gjatë në muzikë por edhe planet për të ardhmen.
Këngëtarja Lushi tregoi se shtysa e parë drejt muzikës ka qenë mamaja e saj.
“Mami im ishte shtysa më e madhe pasi ajo më këndonte balada sa unë u dashurova me to, madje edhe prekesha shumë nga këngët dhe qaja. Mamin e kam një engjëll. Isha vetëm 6 vjeç në shkollën fillore ku u bë një konkurs dhe një mësuese nga Tirana më dëgjoj dhe më tha Hatixhe ti do bëhesh një këngëtare” u shpreh ajo.
Ajo tregoi se pse u fokusua vetëm tek baladat dhe këngët e vajit.
“Mamaja ime më çoj drejt tyre por edhe zëri im ndoshta që u përshtatet më tepër” u shpreh këngëtarja.
Ajo ishte vetëm 6 vjeç, kur ka kënduar për herë të parë këngën “Në një arë, në një lëndinë”.
Ajo ka qenë pjesëmarrëse për disa vite radhazi në festivalin folklorik të Gjirokastrës. Këngëtarja tregoi se së shpejti do të sjell një nga këngët e saj më të vjetra në version të ri për publikun. Ajo tregoi edhe takimin e parë me Nexhmija Pagarushës.
“Kur u takova me të u shtanga pasi më pyeti ti je Hatixhja po i thash dhe më ftoj në shtëpi. Qe nga ajo ditë pastaj nuk u ndamë më kurrë. Sa herë dua të flas për të kam shumë emocion. Madje i dedikova një këngë, e bëra me shpirtin tim. Është pritur shumë bukur” u shpreh ajo. Këngëtarja tregoi edhe për këngën “Ajkuna qan Omerin”.
“Interpretimi im ka qenë shumë i ndjerë, Ajkuna ishte tek unë në momentin që kam dal në skenë. Kam qarë shumë e përjetova shumë sa kishte ditë që nuk e hiqja dot nga vetja. Baladat flenë tek unë. Të gjithë në sallë ka qenë një heshtje, emocione që më mbajnë gjallë” u shpreh Lushi. Ajo tregoi edhe për lidhjen e madhe që kishte me Ansamblin.
“Jam mundura të sjell zërin tim, atje të gjithë kanë zërin e veçantë. Kam shumë të flas për Ansamblin. Ansamblin e dua shumë ka qenë një dashuri e madhe për mua. Kur jam ndarë nga Ansambli ka qenë një ndarje e dhunshme. Por me rëndësi ka që unë gjithçka e kam bërë me dinjitet” u shpreh këngëtarja. Këngëtarja tregoi se ka shumë gjëra të bukura në mendje. “Fustani me pika” është një këngë e gëzuar që e kam regjistruar dua të largohem pak nga baladat dhe dua ti bëjë një klip. Një këngë tjetër që e bëj me Naim Gjoshin edhe ajo një këngë me humor. Ndaj dua që të bëjë gjëra të bukura për shpirtin tim këto do jen vitet e mija të arta” përfundoi Lushi.

