"Kujdes me njerëzit e burrit", Ana Kallaku tregon porositë që i ka lënë Ija
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2022, 22:40
Ana Kallaku, moderatorja e dashur e pasditeve tona, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin 'Glamour Zone' , ku përballë Ester Bylykut, ka folur për shtatzaninë në moshën 22-vjeçare marrëdhënien me bashkëshortin e saj e së fundmi edhe marrëdhënien me Ijen.
Cilat janë kërkesat më të shpeshta që i ka lënë Ija, Anës?
'Ija më ka kërkuar gjithmonë të jem një amvisë e mirë në shtëpi. gatuaje kështu bëje këtë pse ta marrim bakllavanë e gatshme, e bëjmë vetë (qesh). Sillu kështu me miqtë në shtëpi, ji e kujdesshme në marrëdhënien me njerëzit e bashkëshortit' u shpreh Ana Kallaku.

