Ju flet Moska - Skenarët e lojës, Shqipëria si "aeroplanmbajtëse" amerikane që nuk mbytet
Skenarët e lojës, Shqipëria si "aeroplanmbajtëse" amerikane që nuk mbytet ishte tema e kësaj të premteje në “Ju flet Moska” në RTV Ora nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Fotoja e Ramës në aeroplanmbajtëse amerikane shqyrtohen dhe analizohen në shtypin ndërkombëtar dhe mund të përdoren si argumente.
Nuk ka arsye pse një kryeministër shqiptar të dalë aty në timonin e aeroplanmbajtëset dhe të dalë të thotë shtypi serb ose ruse, që ja Millosheviçi vajti në Hage, por ka pasur të drejtë, ndërsa diplomatët amerikanë kanë gënjyer.
Rusia po i kërkon me të madhe Vuçiçit një bazë ushtarake ruse në Serbi. Ai nga frika e perëndimit po i bën rezistencë kësaj kërkesë edhe pse ka marrëdhënie të ngushta me Putin.
Kur Rama del në timonin e një aeroplanmbajtëse amerikane i bie që presidenti i Serbisë të dalën në një shtrat lëshimi të anti-raketeve ruse.
Janë edhe zgjedhjet në prill në Serbi dhe e kuptoni se çfarë shkakton një gjest i tillë i Ramës dhe sa do të përdoret në zgjedhje serbe kjo foto!

