"Mam s'të bëhet asnjeri" A bëhet vjehrra nënë e dytë për nusen?
Përse nuset dhe vjehrrat nuk shkojnë mirë me njëra-tjetrën? A duhet të jetojë nusja me vjehrrën, ku qendron problemi dhe si mund të zgjidhet?
Në një diskutim mes nuses shqiptare në studion e "Ditë e Re" në RTV Ora, të ftuara ndajnë eksperiencat e tyre me vjehrrën dhe tregojnë "sekretet" e një marrëdhënieje të shëndetshme.
Gjithashtu ato tregojnë se si i thërrasin vjehrrat e tyre.
Balerina shqiptare, Olta Ahmetaj, thotë në këndvështrimin e nuses se nënat shqiptare i përkëdhelin shumë fëmijët, veçanërisht djemtë.
Olta Ahmetaj: Vjehrrat nuk janë të këqija, janë shumë protektive ndaj fëmijëve të vetë. Sidomos ndaj çunave. Mamat shqiptare i llastojnë shumë fëmijët, sidomos djemtë. Djali me nënën ka një lidhje shumë të fortë mes tyre dhe është shumë e vështirë për atë që të shkëputet nga nëna.
A mund të bëhet vjehrra nënë e dytë për nusen?
Lidhur me këtë çështje Olta Ahmetaj thotë se një vjehërr nuk mund të bëhet kurrë nënë, ndërsa producentja Alda Bida, nusja e Luljeta Bozos thotë se ajo tashmë e thërret vjehrrën "mami".
Ndërkohë sipërmarrësja, Artenisa Ozaj rrëfen se në fillim i thërriste vjehrrës "teta".
Olta Ahmetaj: Është e pamundur, një vjehërr nuk të bëhet kurrë nënë, as për vjehrrën nuk bëhesh kurrë vajzë.
Alda Bida: Unë kam pasur etapa, në fillim i dilja përpara se nuk i thoja dot as mami as në emër. Më vonë e thërrisja nëna Lule sepse e thërrisnin fëmijët ashtu, tani e thërras mami.
Artenisa Ozaj: Mam nuk të bëhet asnjeri, nuk është që ka ndonjë gjë të keqe. Mua me vinte t'i thoja teta, sepse isha 16 vjeç.
Por çfarë thotë psikologia lidhur më marrëdhënien nuse-vjehërr?
Sipas psikologes, Arjan Muça, arsimi dhe edukata luajnë rol kryesor për mbarëvajtjen e një marrëdhënieje të shëndetshme mes sy palëve.
Psikologia: Nëse nusja është e edukuar , sa më shumë arsim të ketë aq ,më mirë, sepse ajo do dijë si të krijojë ura komunikimi me vjehrrën, si do komunikojë. Do të ishte shumë mirë që çiftet e reja të bashkëjetojnë.
Ndërkohë thotë se ajo vetë nuk e ka thirrur vjehrrën në emër,
Arjana Muça: Gjithmonë në emër, asnjëherë nuk kam pasur konceptin për ta thirrur nënë, gjyshe, apo mama. Thërritja në emër nuk do të thotë largësi. E gjitha varet në mënyrën se si e krijon marrëdhënien.

