Modelja nga Holanda që jeton në Tiranë: Shqipërinë e njoha nga Noizy e Enca. Çfarë mendon për çunat shqiptarë

Lily Gnimavo është modelja nga Holanda, e cila prej nëntë muajsh jeton në  Shqipëri, ndërsa pohon se është e dashuruar me gjuhën shqipe dhe muzikën e këngëtarëve shqiptarë.

Në një intervistë për emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora,  bukuroshja nga Amsterdami  flet për eksperiencat e saj në Shqipëri dhe tregon se çfarë pëlqen nga vendi jonë.

"E njoha Shqipërinë nëpërmjet muzikës shqiptare dhe klipeve që shihja në youtube. U fiksova me gjuhën. Kënga e parë që kam dëgjuar ishte e Noizyt dhe Encës, "Bow Down" dhe Young Zerkën. U fiksova me muzikën shqip.  Është gjuhë interesante. Gjatë karantinës nisa kurse të gjuhës shqipe në Amsterdam", tha modelja.

Modelja nga Holanda që jeton në Tiranë: Shqipërinë e

Lily thotë nga Shqipëria pëlqen  mikëpritjen  dhe respektin  që kanë shqipatrët

"Njerëzit, mikpritja, respekti, shteti më bën përshtypje.  Sigurisht ishte ide e mirë Shqipëria sepse këtu nuk ka kufizime si në Amsterdam", tha modelja.

Si janë çunat shqiptarë për bukuroshen nga Holanda?

Lily: Nëse të pëlqej të pëlqej, nuk ndikohem nga nacionaliteti. Mentaliteti është ndryshe nga Europa, por unë jam e hapur të mësoj traditat dhe kulturën shqiptare. Jam e gatshme të mësoj gjëra të reja.

Ndër të tjera Lily shprehet  se qëllim i saj primar nuk është modelingu dhe se ajo erdhi në Shqipëri për një intership në Interior Design.

Lily është bërë pjesë e disa videoklipeve shqiptare, ajo ka bashkëpunuar me Butrint Imerin, Dhurat Dorën dhe Noizyn në klipin e këngës "Mi Amor".