Sulm kibernetik në parlamentin grek, hakohen 60 email-e deputetësh

Sipas mediave greke, të cilat citojnë burime parlamentare, mesditën e sotme është konstatuar një tentativë për të hyrë në llogaritë e postës elektronike të Kuvendit, nga një IP e jashtme. 

Të njëjtat burime raportojnë se hakerët kanë tentuar të hakojnë rreth 60 llogari të deputetëve dhe punonjësve.

Menjëherë është ndërprerë funksionimi i ueb-mail-it të përdoruesve për mbrojtjen e tyre dhe janë njoftuar autoritetet kompetente mbikëqyrëse.

Departamenti i TI-së i Kuvendit është në bashkëpunim të drejtpërdrejtë dhe të ngushtë me autoritetet kompetente për të vlerësuar incidentin.