Bill Gates paralajmëron për pandemi të cilat mund të jenë shumë më të këqija se Covid-19

Ndërsa rastet e Covid-19 rriten të nxitura nga varianti Omicron rriten në të gjithë botës, Bill Gates ka paralajmëruar për pandemi më të këqija se ajo aktuale.

Komentet e tij erdhën pasi fondacioni Bill & Melinda Gates premtuan të martën 150 milion dollarë (109,995 £) secili  për Koalicionin për Inovacionin e Përgatitjes Epidemike (CEPI).

Donacioni do të përdoret në luftën kundër Covid-19 si dhe çdo përgatitje të nevojshme për pandemitë e ardhshme.

Partneriteti global CEPI u bashkëthemelua pesë vjet më parë gjatë epidemisë së Ebolës. Ai bashkëdrejton Covax, iniciativën për shpërndarjen e vaksinave Covid në të gjithë botën në zhvillim.

Katërmbëdhjetë projekte vaksinash, duke përfshirë ato të AstraZeneca, Moderna dhe Novavax, u financuan gjithashtu nga CEPI.

"Ato vaksina bëjnë një ndryshim të madh duke shpëtuar shumë jetë," tha Bill Gates.

"Por ne nuk e çuam sasinë e duhur në vendet në zhvillim aq shpejt sa donim," shtoi ai.

CEPI po përpiqet të mbledhë 3.5 miliardë dollarë (2.6 miliardë £) për të reduktuar në mënyrë drastike kohën e nevojshme për prodhimin e një vaksine brenda 100 ditëve, shkruan Independent

Gates u kërkoi qeverive të kontribuojnë me miliarda dollarë për të parandaluar përhapjen e pandemive të ardhshme, të cilat mund të përfshijnë vdekje shumë më të këqija se pandemia Covid/