Shpërthen tubacioni i naftës në Turqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2022, 08:41
Një tubacion nafte në Turqi ka shpërthyer. Shpërthimi ndodhi në Kiruk-Ceyhan, në provincën turke të Kahramanmaras.
Shkaku i shpërthimit mbetet ende i paqartë.
Tubacioni i naftës Kirkuk-Cejhan, i cili me 970 km lidh Irakun me Turqinë, ishte në të kaluarën objektiv i sulmeve terroriste si nga ISIS ashtu edhe nga PKK.
Si pasojë e shpërthimit qielli në Turqi u bë i kuq. Mediet nuk raportojnë për persona të lënduar si pasojë e shpërthimit.
Shikoni videon:
