Merr flakë linja e tensionit, evakuohen nxënësit e shkollës në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2022, 13:41
Nxënësit e shkollës 9-vjeçare "Ahemt Gashi" në Tiranë janë evakuuar, pasi një shtyllë tensioni në afërsi të shkollës ka marrë flakë, për shkak të një shkëndije elektrike.
Një pjesë e nxënësve janë evakuuar menjëherë, të tjerë i kanë nxjerrë me vonesë.
Sipas burimeve për Ora News, nxënësit thonë se prindërit e tyre nuk janë lajmëruar për këtë situatë dhe vazhdojnë të qendrojnë në ambientet e jashtme të shkollës, disa të tjerë, pavarësisht shiritit të vendosur nga policia “ndalim kalimi” duken ende ne ambientet e brendshme te shkollës.
Mësohet se situata është përsëritur dhe një vit më pare në këtë shkollë.
