Dhunonte bashkëshorten, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan

Një 37-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi  ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes të tij.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin D. U., 37 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes të tij", njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.