Narta "shtëpia e flamingove", Censusi: Rritet numri i shpendëve në Lagunë

Laguna e Nartës është një nga ligatinat më të mëdha dhe më të rëndësishme bregdetare të Shqipërisë për shkak të biodiversitetit të cilësuar të mahnitshëm.

Flamingot lozonjare janë më të famshmet me shpendëve të rrallë që dimërojnë aty.

"Këtu janë rreth 40 lloje shpendësh, ndër më të veçantët flamingit, rosat dhe pelikani kaçurrel."

Censusi i shpendëve migratorë në Nartë tregoi se këtë vit veç llojeve ka një shtim edhe në numrit të individëve të shpendëve.

Për specialistët, kjo lidhet me disa faktorë.

"Krahasuar me vitin 2021 ku numëroheshin rreth 15 mijë individë, mund të themi se ka një rritje të numrit të individëve për disa lloje."

Moratoriumi i gjuetisë në fuqi prej vitit 2016, ka dhënë efekte pozitive.

Por fenomeni sërish mbetet I pranishëm edhe brenda zonave të mbrojtura. Nuk kanë munguar as rastet, kur shpendë si flamingo janë vrarë brenda lagunës.

Censusi i shpendëve dimërorë zhvillohet prej 20 vitesh në Shqipëri dhe të dhënat e përpunuara kanë treguar rikthimin e specieve të veçanta.