Inaugurohet sheshi "Erdogan" në Laç

Një shesh në qytetin e Laçit ka marrë emrin e Presidentit turk Recep Erdogan në shenjë mirënjohjeje për rindërtimin e 522 banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Mbulesa është hequr nga vetë Presidenti turk së bashku me kryeministrin Rama dhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.

Gjatë fjalës së tij, Erdogan u shpreh se vëllai i qëndron pranë vëllait kur ka nevojë dhe jo kur thirret dhe këtë bëri edhe Turqia kur vendi ynë u godit nga tërmeti.

Ai i premtoi shqiptarëve se që tani e tutje Turqia do t'i qëndrojë pranë shqiptarëve.